Lajme

16 January 2019

Krizë midis Lori Hoxhës dhe të dashurit të saj, nuk e kanë më njëri-tjetrin në Instagram

Lori Hoxha dhe Vis Bajrkatari kanë qenë gjithmonë një prej çifteve më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Kurioziteti rreth tyre është gjithmonë i madh, sepse dyshja kurrë nuk e ka zyrtarizuar lidhjen me një deklaratë publike dhe janë përpjekur t’a mbajnë lidhjen e tyre sa më diskerete dhe sa më larg vëmendjes së mediave. Mirëpo ka ndodhur edhe që t’i thyejnë “rregullat” pasi nuk i kanë rezistuar dot publikimi të fotove me çaste të ëmbal mes tyre dhe rasti i fundit ishte për ditëlindjen e Lorit ku Visi ndau me ndjekësit e tij një foto romantike dhe një urim të ëmbël për Lorin.

Kjo e fundit u shprëngul përkohësisht në Londër ku po përfundon studimet, por çfarë ka ndodhur me lidhjen e tyre? Lart e poshtë flitet se ka një të tretë mes çiftit, madje shumë komentuese ia vënë në dukje këtë gjë Lorit.

Teksa ajo poston foto nga Londra, ndërsa Visi në Tiranë, në postimet e saj sheh komente ku e komentojnë se e kanë parë të dashurin e saj në party-t në kryeqytet me tjetër femër.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com