Lajme

19 January 2017

“Kujdes! Ryan është i gjithi i imi!”-shprehet Blake Lively

Para 4 muajsh ajo solli në jetë fëmijën e dytë të saj dhe bashkëshortit, Ryan Reynolds. Pavarësisht kohës së shkurtër që ka kaluar nga shtatëzania, aktorja dukej në formë perfekte teksa kalonte në tapetin e kuq të ‘People’s Choice Awards’ në Los Angeles të mërkurën. Në këtë event ajo fitoi çmimin ‘Favorite Dramatic Movie Actress’ për rolin e saj si një serfiste në filmin ‘The Shallows’. Gjatë fjalimit pas marrjes së çmimit 29 vjeçarja tha: “Faleminderit bashkëshortit tim. Ai është gjithçka për mua. Ju nuk mund ta keni atë, është i gjithi i imi!”
Këtë saktësim me siguri e ka bërë për të gjitha vajzat që herë pas here e “harrojnë” këtë fakt.Normalisht të kesh një bashkëshort si Ryan është edhe e vështirë, pasi janë të shumta vajzat që e “gjuajnë”.
Gjithashtu ajo falenderoi dhe mamanë e saj e cila e mësoi që nuk ekziston asgjë e pamundur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com