Kujtuam se ishte Bella Hadid, por paska qenë një bukuroshe tjetër në krahët e The Weeknd
Të gjitha mediat amerikane raportuan se Bella Hadid dhe The Ëeeknd janë bashkuar në festivalin Coachella.
Dhjetëra raportime thoshin se dyshja janë parë së bashku duke u puthur gjithë mbrëmjen pas performancës së këngëtarit dhe madje u larguan nga shoqëria me të tjerë duke kaluar gjithë natën bashkë.
Megjithatë, E! News raporton se Bella ka komentuar në Instagram të këtij mediumi duke mohuar se ajo ka qenë personi bashkë me këngëtarin atraktiv.
“Jo, nuk isha unë”, ka shkruar Bella në komentin e saj.
Sipas po këtij mediumi Bella është ngatërruar nga të gjitha mediat me Chantel Jeffries, një emër i njohur skenës.
Chantel dhe The Weeknd thuhet se ka kohë që po takohen së bashku dhe se ata kanë qenë në lidhje edhe para se këngëtari të jetë në lidhje me Bellan dhe Selena Gomezin.
Komentin e Bella-s më pas e kanë vërtetuar disa foto që paparacët kishin realizuar, ku dukej qartë që vajza e buzëqeshur në krah të artistit nuk ishte modelja e njohur. Bëhet fjalë për një Dj shumë seksi, e që numëron me miliona ndjekës në Instagram. Mund të themi që The Weeknd di të zgjedhë…