Kukulla Ken së shpejti në Shqipëri!
Me më shumë se 60 ndërhyrje kirurgjikale Rodrigo Alves njihet nga e gjithë bota si kukulla ”Ken” bashkëshorti i kukullës ”Barbie”.
Mesa duket ai ka vendosur të vizitojë Shqipërinë më shpejt nga çfarë e mendonim dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta shohin live kukullën ”Ken”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rodrigo i cili përmes një videoje të postuar në rrjetin instagram është shprehur :”Të gjithë miqve të mi në Shqipëri, faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen. Siç e dini, po marr veten nga operacioni im i fundit, që ishte goxha i dhimbshëm, por po e kaloj. Ju uroj gjithë të mirat dhe së shpejti do të jem në Shqipëri, në Tiranë!”.