Kur bukuria snjeh moshë, Catherine Zeta-Jones dhe vajza e saj plot shkëlqim në New York
Catherine Zeta-Jones dhe vajza e saj 14-vjeçare, Carys Zeta Douglas, ishin të pranishme në pasarelën e Dolce & Gabbana në Nju Jork. Ato tërhoqën vëmendjen me look-un e tyre. Për këtë event ato kishin përzgjedhur ngjyrën e zezë dhe duhet ta pranojmë se dukeshin vërtet bukur.
Muajt e fundit, bashkëshorti i Catherine Zeta-Jones, Michael Douglas u përfshi në skandalin seksual të Hollivudit. Ai u akuzua nga një punonjëse për përdorim fjalori të ndyrë dhe masturbim në prani të saj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit, i cili ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar faktin se çdo gjë e thënë në drejtim të tij është gënjeshtër.
Për këtë histori ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Catherine Zeta-Jones, e cila ka shprehur besimin ndaj Douglas dhe ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për fjalët e tij.