Lajme

21 December 2018

Kur do të këndojë Ermal Meta në shqip? Ja si u përgjigj artisti…

Gjatë konferencës për shtyp, Ermal Meta ka treguar si e priti ftesën për të performuar në Fest 57.
“Nuk thashë menjëherë ‘Po’ por jo se nuk doja por sepse duhet të kuptoja nëse isha në gjendje të përballoja një emocion të tillë. Nganjëherë është më e thjeshtë të fshehesh pas një gjuhe që nuk është e jotja, si psh italishtja… edhe për momentin mendimet ishin shumë të turbullta.”- u shpreh artisti.
“Pastaj thash që është një nder jashtëzakonisht shumë i madh.” -shtoi ai.

I pyetur nga gazetarja Dasara Karaiskaj, se kur do të këndonte në gjuhën shqipe, Meta tregoi se nuk e dinte akoma. Duke lënë kështu të kuptohet që akoma nuk ishte gati e me shumë gjasa gjatë netëve të Fest 57 do të këndojë vetëm në italisht.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com