Kur qëllon në të njëjtin restorant me Bebe Rexhën: Tekila për të gjithë!
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka shijuar një natë me miqtë e saj më të mirë në një restorant meksikan.
Madje, ajo ka bërë aq shumë qejf, sa që ka vendosur të qerasë me 50 shishe ‘tequila’ të gjithë stafin e restorantit, shkruan DailyMail.
Ajo e bëri këtë gjatë një nate dëfrimi në restorantin “El Compadre” në Sunset Blvd, në Hollywood, sipas TMZ.
“Ju keni një jetë, dhe ne jetojmë një jetë të çmendur”, ka thënë këngëtarja shqiptare para se të qeraste gjithë restorantin.
Bebe Rexha ndau me 7.4 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram fotografi dhe video nga nata e shfrenuar me shoqëri.