Lajme

10 January 2019

”Kur xhepat i kisha bosh” Mozzik na zbulon momentet e vështira nga fëmijëria e tij

Pas largimit të tij nga ”On Records” dhe pas një pauze të shkurtër rreperi Mozzik u rikthye fuqishëm në tregun muzikor sëbashku me të dashurën e tij Loredana.

Ditën e djeshme Mozzik ka postuar në ‘Instagram’, një video ku shihen dy fëmijë të vegjël dhe në sfond dëgjohet muzika e tij.

“Gjithmonë kujtojmë kush ishim, kujtojmë kohërat kur xhepat bosh i kishim”, ka shkruar ai mbi të.

Gjithashtu këngëtari ka publikuar disa foto në ‘Instastory’, teksti i të cilave mendohet se do jetë kënga e ardhshme e Mozzik-ut. “Se njeriu i fortë kurrë nuk dorëzohet, si unë të rrëzoheshe dhe si unë të çoheshe. Gjithmonë kujtoj kush isha kur xhepat bosh i kisha. Çdo gjë që flas është e sigurt, jam rritur me byrek dhe ‘yoghurt’ ”, shkroi ai.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com