Kush do ta besonte, ish i dashuri i Ariana Grandes habit me deklaratën e tij për këngëtaren
Reperi Mac Miller dhe Ariana Grande i dhanë fund lidhjes së tyre pas dy vitesh së bashku. Jeta e tyre pas ndarjes mori drejtime të ndryshme. Miller u arrestua ndërsa Ariana befasoi fansat pasi deklaroi fejesën me aktorin Pete Devidson.
Kur kanë kaluar disa muaj, Miller ka vendosur të flasë në lidhje me ndarjen dhe fejesën e ish të dashurës së tij.
“Jeta mund të bëhet shumë stresuese. Ju e dini që unë isha i dashuruar me dikë. Ishim shumë të lumtur për dy vite. Keni mbështetur njëri-tjetrin në kohë të vështira, të lumtura dhe të stresuara. Por gjërat përfunduan dhe secili nga ne, vazhdoi jetën. Dhe unë vendosa të largohem nga interneti, ndaj dhe njërëzit kanë aluduar” është shprehur reperi.
Miller theksoi se ka vetëm mendime positive për Granden dhe e vetmja gjë që i intereson është lumturia e saj.