Kush e vrau Jurgen Kurtin?
Mbrëmjen e 18 marsit 26- vjeçari Jurgen Kurti do të qëllohej me breshëri nga dy persona të maskuar duke i shkaktuar të riut vdekjen e menjëhershme.
Prokuroria dhe Policia e Tiranës janë duke studiuar dy pista hetimore.
Një pistë është ajo e hakmarrjes, pasi Jurgen Kurti ishte përfshirë në vrasjen e babait të tij dhe shtetasit Agim Arapit në Durrës.
Një tjetër pistë në të cilën Prokuroria dhe Policia e Tiranës po heton është edhe përfshirja e Jurgen Kurtit në fajde, kjo pasi vjehrri i viktimës në Durrës njihet si person që jep para me fajde, veprimtari në të cilët kohët e fundit ishte përfshirë dhe Jurgen Kurti, i cili negocionte dhe kërcënonte borxhlinjtë për kthimin e shumave të parave që i kishin marë vjehrrit të tij.