Ja kush është modelja e cila është zgjedhur të veshë reçipetat 1 milion dollarëshe në sfilatën më të famshme të vitit të Victoria’s Secret
Çdo vit një grup supermodelesh ngjiten në pasarelë të veshura me të brendshme dhe krahë të stërmëdhenj. Vetëm njëra nga këto modele ka fatin të sfilojë e veshur me reçipetat 1 milionë dollarëshe që mbajnë emrin “Fantasy Bra”.
Reçipetat në fjalë çdo vit dizenjohen nga stilistë të ndryshëm bazuar mbi disa standarde. Duhet të jenë të ndritshme, të shtrenjta dhe të vishen vetëm nga një ëngjëll.
Këtë vit reçipetat “luksoze” mbajnë më shumë se 2 100 gurë të çmuar me vlerë 71 karat dhe janë dashur rreth 930 orë pune për t’i bërë të gjithë këta gurë bashkë.
Modelja që është zgjedhur për të sfiluar me reçipetat në fjalë është 29- vjeçarja me origjinë suedeze Elsa Hosk. Supermodelja e nisi modelingun në moshën 13- vjeçare dhe në moshën 26- vjeçare firmosi kontratën për të sfiluar si ëngjëll i Victoria’s Secret.
Victoria’s Secret Fashion Show do të mbahet më datë 2 dhjetor në New York. Mes artistëve që janë zgjedhur për të performuar gjatë parakalimit të supermodeleve në pasarelë do të jenë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora.