Kush ishte i artisti i vetëm të cilin Ardit Gjebrea e telefonoi për të marrë pjesë në ‘Kënga Magjike’
Ditën e djeshme tek “E diela shqiptare” ishin të ftuar disa prej finalistëve të 20 – vjetorit të “Kënga Magjike”. Teksa prezantonte këngën e Fifit dhe MC Kreshës, Arditi tregoi edhe disa detaje të panjohura për bashkëpunimin e tyre.
“Fifi më tha që do të merrte sërish pjesë te ‘Kënga Magjike’ dhe normalisht që mendova se njeriu e ka të vështirë të tejlakojë veten,” u shpreh ai duke iu referuar këngës “Zhurmë”, një ndër më të bukurat e edicionit të kaluar të festivalit.
Megjithatë, Gjebrea pranoi se ishte mahnitur nga kënga dhe menjëherë kish nisur të mendonte për artistin që do të këndonte pjesën rep.
“Unë nuk e kam zakon të marr njerëzit në telefon pasi artistët vijnë vetë. Por kur dëgjoja këngën e Fifit e doja Kreshën. Të dy ishim në një mendje. E telefonova.”
Por, ç’tha reperi?
“Kur pashë numrin e Arditit, thashë që nuk ka ‘Jo’.”
“Psikopatja Jote” fitoi çmimin “Artisti më i votuar në internet” dhe u rendit e treta.