Kush tha që u ndanë? Pique i shpreh dashurinë në formën më të bukur Shakirës
Këngëtarja Shakira dhe bashkëshorti i saj Gerard Pique prej disa javësh po përfliten për një ndarje.
U përfol se çifti i kanë dhënë fund lidhjes, por përmes një dedikimi në Instagram, Pique u ka mbyllur gojën të gjithëve.
Pique ishte i pranishëm së fundi në provat e këngëtares për turne. Në një video që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram me të cilën falënderon fansat për përkrahjen, komenti i Pique i ka habitur të gjithë.
“Ia dolëm. U ndjeva sikur performova për herë të parë”, shkruan Shakira. Ndërsa futbollisti i komenton:”E meriton kaq shumë. Të dua”.