Lajme

23 February 2017

Kush triumfoi tek “BRIT Awards” 2017 ?

|
By
|
0 Comment
|

Ceremonia e 37-të e ndarjes së çmimeve “BRIT Awards” nderoi të mërkurën shumë artistë, mes tyre edhe të ndjerin David Bowie.

Në skenë u shfaq djali i legjendës së muzikës, Duncan Jones, i cili mori çmimet “Artisti më i mirë mashkull britanik” dhe “Albumi më i mirë”.

Këngëtarja Adele nuk mund të shpëtonte gjithashtu pa një çmim. 28-vjeçarja nuk arriti që të merrte pjesë në event për të pranuar çmimin e “Suksesit botëror”, për shkak se ndodhet në një turne në Australi. Adele u paraqit në ekranin e skenës në Arenën O2 në Londër përmes një video, ku falënderoi fansat e saj për vlerësimin.

Beyonce u vlerësua me çmimin si “Artistja më e mirë solo ndërkombëtare”.

Lista e fituesve:

Artisti më i mirë solo – David Bowie

Artistja më e mirë solo – Emeli Sandé

Grupi më i mirë britanik – The 1975

Kënga më e mirë britanike – Little Mix, “Shout Out To My Ex”

Albumi britanik i vitit – David Bowie, “Blackstar”

Video britanike e vitit – One Direction, “History”

Artisti më i mirë solo ndërkombëtar – Drake

Artistja më e mirë solo ndërkombëtare – Beyonce

Grupi ndërkombëtar – A Tribe Called Quest

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com