Kushti i çuditshëm që Gjiko i kërkoi Elita Rudit që ajo të bëhej gruaja e tij…
Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit shqiptar. Së fundmi dyshja ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku kanë treguar edhe më tepër detaje nga lidhja e tyre.
Në rrëfimin e tyre Gjiko dhe Elita na kanë treguar se raporti i tyre ka shumë dashuri dhe pasion dhe janë bërë edhe paksa nostalgjikë teksa kujtonin momentet e së shkuarës.
Por midis të tjerave Elita ka zbuluar një detaj të padëgjuar.
Duke rrëfyer se si u njohën ajo dhe Gjiko, Elita tregoi që herën e parë Gjiko i kishte thënë se do bëhej gruaja e tij vetëm me një kusht: “Duhet të bëhesh brune!”. Kjo sepse në fillimet e karrierës së saj si prezantuse Elita ka qenë bionde.
“Kur kisha ditëlindjen Gjiko më solli një dhuratë, në fillim i thoja që s’kishte përse të shpenzohej megjithatë mu bë qejfi që kishte menduar për mua. Kur hapa dhuratën, ishte një bojë flokësh ngjyrë e zezë. Dhe ja tek i kam flokët e zeza tani”, është shprehur Elita.