Kushti që Riri i vuri yllit të basketbollit për t’u lidhur me të
Thuajse 4 vite më parë, basketbollisti i Philadelphia 76ers, Joel Embiid i propozoi për një lidhje këngëtares së famshme, Rihana, por kjo e fundit e refuzoi, duke i thënë se do ta mirëpriste propozimin, kur djaloshi të bëhej pjesë e All Star, apo skuadrës së yjeve.
Atëherë, Embiid e tregonte historinë në llogarinë personale në Twitter, ndërsa të enjten në mbrëmje, pas thuajse 4 vitesh, Joel u bë pjesë e All Stars dhe shkëlqeu në ndeshjen e parë që luajti.
Menjëherë pas sfidës, Embiid nuk i shpëtoi ngacmimit nëse do të kthehej sërish për t’i propozuar edhe njëherë Ririt, pasi tashmë i plotëson kriteret.
“Tani as që kam më interes për t’iu rikthyer asaj historie. Ka plot vajza të bukura, me të cilat ia vlen të rrish, sesa të kthehesh edhe njëherë pas”, u shpreh Embiid.