Kylie dhe Tyga ndahen prap…
Ndër vite, Kylie Jenner dhe Tyga janë ndarë nga njeri tjetri më tepër se sa Kourtney Kardashian dhe Scott Disick.
Por ndryshe nga ndarjet e kaluara kësaj here duket se ndarje do të jetë përfundimtare.
Sipas një burimi të ri të “Media Take Out”, 19-vjeçarja ka braktisur reperin pasi i ka ardhur në majë të hundës që ai nuk është përgjegjës për gjendjen financiare.
“Kylie po kuptonte se Tyga po përfitonte nga gjendja e saj financiare”, ka thënë një burim pranë Kylie, duke shtuar se “Ajo gjithashtu po rritet dhe dëshiron të bëjë disa ndryshime në jetën e saj”.