Kylie dhe Tyga ndahen,kush ishte arsyeja këtë herë?
Kylie Jenner dhe reperi i njohur Tyga i kanë dhenë fund marrëdhënies së tyre pak kohë më parë.
Radar Online raporton se ndërkohë që dyshja është ndarë disa herë që kur filluan të frekuentohen 2 vite më parë, për të cilat kanë qenë gjithmonë shkak tradhëtitë e Tyga, këtë herë duket se nuk bëhej fjalë për diçka të tillë. Burime pranë çiftit tregojnë se Kylie është “lutur” për vite me radhë që Tyga t’i propozojë për martesë pasi është lodhur duke pritur. Ajo është përpjekur në këtë mënyrë që të forcojë dorën me idenë që Tyga nuk bën dot pa të, por ky i fundit nuk ka menduar njësoj.