Kylie Jenner dhe Travis Scott transferohen në vilën e re super luksoze
Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scott kanë zgjedhur të transferohen në një vile më të madhe ndoshta sepse edhe vogëlushja e tyre Stormi po rritet dhe ata duan që ajo të ketë edhe më tepër hapësirë. Ata kanë blerë një vilë në Beverly Hills që kushton plot 13.45 milionë dollarë.
Sipas “DailyMail” vila prej 13.45 milionë dollarë është në pronësi të të dyve, pra 50% Kylie dhe 50% Travis. Nga fotot e publikuara shihet se pishina, kuzhina dhe garazhi janë gjigande dhe tejet luksoze.