Lajme

29 August 2018

Kylie Jenner flet për bukurinë e brendshme, vetëbesimin dhe lumturinë

Shumë prej ndjekësve të hershëm të Kylie Jenner ende e kanë të vështirë të besojmë se ajo është bërë mama prej 6 muajsh. Kylie i është përkushtuar tërësisht Stormit dhe këtë e shfaq në çdo gjë që bën, ndryshe nga sa na ka mësuar derimë sot.

Së fundmi, në një video për “Vogue Australia” ajo tregon se çfarë është bukuria për të dhe çfarë këshillash do i jepte Stormit.

“Një këshillë bukurie që do i jepja Stormit është thjesht të jetë e shkujdesur dhe të eksperimentojë me pamjen e saj dhe atë që ajo dëshiron të jetë.” – ka thënë Kylie.

Më e vogla e “Kardashian-Jenner” më tej ka shpjeguar se si për të bukuria e brendshme ka lindur e është ushqyer nga familja dhe se ajo është ndjerë më e sigurt kur ka qenë fëmijë, pa asnjë shqetësim për botën.

“Pas 10 vitesh, dua thjesht të jem e lumtur, çfarëdo të jem duke bërë!” – ka përfunduar ajo.

Miliarderja e “Kylie Cosmetics” mund të jepte të gjitha këshillat e duhura për buzët apo harkimin e vetullave, por lindja e Stormit e ka ndryshuar tej mase. Siç thotë dhe ajo, të krijonte jetë ishte një ndër eksperiencat më të bukura, që vetëm ata që e kanë provuar mund ta kuptojnë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com