Kylie Jenner “i rrëmben” kurorën Beyonce dhe bëhet “mbretëresha” me më shumë like në Instagram
Beyonce nuk është më “mbretëresha” me më shumti pëlqime të marra në rrjetin social të Instagramit sepse Kylie Jenner “i rrëmbeu” asaj kurorën.
Kylie vetëm pak ditë më parë solli në jetë vajzën Stormi. Fotografinë e të sapolindurës e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram. Në fakt, aty shihet vetëm një dorë të një foshnje dhe ky imazh ka marrë më shumë se 15 milionë pëlqime si dhe rreth 670 mijë komente.
Kylie u ka kërkuar fansave falje sepse i mbajti në ankth rreth shtatzënisë meqenëse nuk publikonte imazhe. “Unë zgjodha të mos e ekspozoja shtatzëninë para botës pasi që kisha nevojë të përgatitesha për këtë rol në jetën time në mënyrën më pozitive të mundshme, pa stres”, theksoi ajo.
Në fund, Jenner shtoi se amësia është një përvojë e bukur dhe fuqizuese për të gjithë nënat.