Lajme

13 September 2018

Kylie Jenner: Kam qenë pre e bullizmit që në moshën 9-vjeçare

Kylie Jenner ka ndarë në Snapchat një mesazh në lidhje me “viktimat” e bullizmit. Ajo ka pranuar se ka qënë edhe ajo viktimë e bullizmit që në moshën nëntë vjeçare.

“Gjysma juaj mendon se jam e çuditshme, ndërsa gjysma tjetër mendon se jam qesharake, por mua më kanë tallur që në moshën 9 vjeç. Mendoj se kam bërë një punë të mirë për ta përballuar këtë situatë. Por të tillë njerëz ka kudo! Kjo është një video e shkurtër në “Snapchat” për t’iu treguar se i vetmi mendim që vlen është ai që ju keni për veten. Duhet të dini se nuk jeni vetëm”, shprehet Kylie në videon e saj.


Kylie e mbyll mesazhin për fansat e saj me fjalët “Shpërndani dashuri”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com