Kylie Jenner na tregon koleksionin e saj të çantave, vlera e tij më shumë se 1milion$
Kylie Jenner aktualisht i është dedikuar vajzës së vogël, të sapoardhur në jetë, Stormi, por kjo nuk e ka ndaluar që të provokojë pak fansat e saj, me një video teksa na tregon shumëllojshmërinë e çantave në garderobën e saj.
Mendohet se e gjithë vlera e atyre çantave që Kylie na ka treguar në foto, kushton plot $ 1million (£ 720,000). Firmat nga më të njohura, si Chanel, Dior, Gucci, Hermes, Balenciaga gjenden në shtëpinë e ylli të ‘Keeping Up With The Kardashians”, sikur të ishte një dyqan.
Kylie Jenner është më e pasura në familjen Kardashian/ Jenners, pas së cilës renditet Kim, Khole, Kendall, Kourtney e në fund Rob.