Kylie Jenner nxjerr në treg setin e ri të brushave për grim, por nuk iu shpëton kritikave
Kompania e Kylie Jenner, “Kylie Cosmetics”, po ofron një set të brushave për grim duke ardhur si një risi në treg. Seti që përmban disa brusha është produkti i tretë nga “Silver Series” që ofrohet për 360 dollarë.
Pikërisht ky çmim ka bërë që shumë site të modës dhe adhurues në Twitter të shprehen të zhgënjyer, duke e detyruar Kylie Jennerin të përgjigjet vetë në rrjetin social.
“Unë kam zhvilluar për ju setin më luksoz dhe më fantastik të brushave ndonjëherë. Jam shumë e ngazëllyer. Brushat reale nuk krahasohen me brushat sintetike. Performancë ndryshe, cilësi dhe gjithçka. Unë jam dakord për të bërë një linjë sintetike 100 për qind në të ardhmen, dhe që do të jetë shumë më e lirë”, ka deklaruar Jenner.
Nuk është hera e parë që Kylie gjendet në mesin e kritikave për linjën e saj kozmetike.
I have developed for you guys the most amazing luxury brushes ever. I am very excited! Real brushes don’t compare to synthetic brushes. Different performance/quality/everything. I am 100% down to do an entire synthetic line in the future which will ultimately be cheaper.
— Kylie Jenner (@KylieJenner) 10 dicembre 2017