Lajme

11 July 2018

Kylie Jenner pjesë e revistës Forbes si miliarderja që ia ka dalë mbanë vetë

Kylie Jenner  renditet në listën e “Forbes” si miliarderja më e re që ia ka dalë mbanë vetë.

Ajo u rendit në vendin e 27-të me një pasuri që kap vlerën e 900 milionë dollarëve.

Kylie është themeluesja e “Kylie Cosmetics” dhe ka shitur më shumë se 630 milionë dollarë produkte kozmetikë.

Sipas “Forbes”, “Kylie Cosmetics” tani ka arritur shifrën e  800 milion dollarëve dhe Jenner zotëron 100 për qind të kompanisë.

“Është e jashtëzakonshme që njihem për diçka për të cilën jam aq e pasionuar dhe unë jam shumë mirënjohëse për këtë. E kam dashur gjithmonë kozmetikën dhe kam punuar shumë fort. Lidhja me fansat e mi dhe krijimi i produktit ka qenë një proces i pabesueshëm. Kam mësuar aq shumë gjatë rrugës dhe shpresoj që të frymëzoj të tjerët që të ndjekin ëndrrat e tyre”, është shprehur Jenner

Gjithashtu edhe motra e saj Kim Kardashian u rendit në vendin e 54 me një pasuri prej 350 milionë dollarësh.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com