Kylie Jenner provokuese me fustanin e saj Gucci në festimet e 21- vjetorit të lindjes
Kylie Jenner ka festuar së fundmi 21- vjetorin e saj të lindjes me një festë të pabesueshme ku Kylie dukej si një Barbie. Në partyn e organizuar ngjyra mbizotëruese ishte ajo rozë por ditëlindja ska përfunduar me kaq pasi ajo është zhvendosur në Las Vegas me të dashurin dhe të afërmit e saj.
Pas dy veshjeve të pabesueshme në party-n e paharruar të ditëlindjes së saj, Kylie është shfaqur me një fustan të jashtëzakonshëm me ngjyrë të artë Gucci.
Fustani tepër i shkurtër evidenton bukurinë dhe linjat e saj trupore. Flokët e kapur , biondë dhe plot shkëlqim përshtateshin mjaft mire me veshjen e saj.
Festa ka vazhduar me një tjetër tortë ditëlindjeje ku shfaqej fotoja e Kylie së bashku me vajzën e saj Stormi.
Mbrëmja ka vazhduar me festime në një club ku Kylie ka kërcyer nën shoqërinë e miqve të saj.