Kylie Jenner shtatzënë, shokohen familjarët, ja reagimi i të dashurit
Thashethemet rreth Kylie Jenner duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Travis Scott janë përforcuar kur 20-vjeçarja u pa duke shmangur alkoolin në një postim në Snapchat.
Bukuroshja thuhet të jetë katër muaj shtatzënë, sipas raporteve nga media të shumta.
Dhe në një klip nga ‘Keeping Up With the Kardashians’ në 2015, Kylie zbuloi se ajo donte dy fëmijë para se të arrinte moshën 25 vjeçare.
Por tani një anëtar i familjes ka thënë se të afërmit e Kylie-t ndjehen mjaft të shqetësuar për yllin që do të bëhet mama.
“Kylie është shumë naive, është shumë e re për të pasur një fëmijë”-tha burimi.
Pasi kaloi shumë kohë me mbesat dhe nipërit e saj dhe djalin katër vjeçar të Tyga, ylli deklaroi se ishte gati të kujdesej për fëmijën e saj.
Por,përsëri sipas burimit: “Shpenzimi i kohës me fëmijët e njerëzve të tjerë është padyshim krejtësisht ndryshe nga të qenit një mama 24/7. Natyrisht, Kylie nuk ka asnjë ide për të gjithë punën e vështirë dhe netët pa gjumë. ”
Ndërkohë, Travis nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Të premten, kur shpërtheu dhe lajmi, ai kishte koncertin e tij në Miami, dhe në performancën e tij nuk u vu re asgjë ndryshe.