Kylie Jenner vjen si Meghan Markle
Meghan Markle dhe Kylie Jenner nuk janë binjake kur vjen puna tek stili, por çuditërisht janë shfaqur në publik me të njëjtën veshje.
Gjatë turneut mbretëror në Australi dhe Zelandë në tetor, Meghan kishte veshur një fustan të bardhë si xhaketë, të krijuar nga stilisti Maggie Marilyn.
Ndërkohë të hënën, Kylie doli të festonte mbrëmjen e ndërrimit të viteve me partnerin e saj, Travis Scott. Ajo kishte të njëjtën veshje si Meghan, ku ndryshimi i vetëm ishin mëngët e gjata.
Çmimi i kësaj veshje arrin në 645 dollarë. Ish-aktorja është munduar që të jetë sa më serioze në veshje që kur është bërë anëtare e familjes mbretërore, por duket se Kylie Jenner e pëlqen stilin e dukeshës së Sussexit.