Lajme

11 October 2017

Kylie Jenner zbulon gjininë e fëmijës?

Kylie Jenner duket se ka zbuluar në mënyrë indirekte gjininë e fëmijës në rrjetet sociale.

Ylli televiziv, 20-vjeç ka kënaqur fansat duke publikuar një fotografi në Snapchat të kasave të telefonave me imazhin e linjës së buzkuqit të saj, përmes të cilit duket se ka zbuluar gjininë e fëmijës.

Jenner ka publikuar një fotografi të kasave me ngjyrë rozë dhe blu, të shoqëruar me mbishkrimin: “Cilën të zgjedh? Po mendoj për atë me ngjyrë blu…”.

Kaq është dashur që fansat të spekulojnë se ajo është në pritje të një djali me reperin Travis Scott. Megjithatë kjo mund të jetë edhe një lojë që ajo po bën me median dhe publikun.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com