Kylie Minogue dhe Oliver Martinez drejt ribashkimit
Princesha e popit, Kylie Minogue dhe aktori francez, Oliver Martinez raportohet se janë të vendosur t’i rikthehen lidhjes së tyre për të dytën herë. Ata kanë qënë të lidhur për 5 vite rresht, deri sa u ndanë në vitin 2007. Kylie nisi disa lidhje dhe Oliver u bë babai i një djali me ish-bashkëshorten, Halle Berry.
Sipas një burimi për revistën britanike “Closer”, që nga ndarja e Kylie nga i fejuari i saj, Joshua Sasse në fillim të këtij viti, ajo dhe Oliver përfliten se kanë rinisur kontaktet me njëri-tjetrin dhe pretendohet se do i japin marrëdhënies së tyre një tjetër mundësi.
“Oliver dhe Kylie nuk janë ndarë kurrë nga njëri-tjetri pasi ishin të dashuruar por rrethanat dhe axhendat e ngarkuara detyruan ata t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Tani që kanë nisur të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin, kanë kuptuar se sa shumë dashuri ka mes tyre dhe janë të vendosur që lidhja e tyre të funksionojë”, shton burimi.