Kylie Minogue kundër Kylie Jenner
Ajo mund të jetë ndarë nga i fejuari i saj, aktori britanik Joshua Sasse, por ka diçka që e ngushëllon. Këngëtarja e njohur ka fituar një betejë ligjore ndaj një prej yjeve të ‘Keeping Up With The Kardashians’, Kylie Jenner.
Në prill të 2014, Kylie Jenner aplikoj për ta kthyer emrin e saj në një trademarkë. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak këngëtares me të njëjtin emër, e kështu avokatët e saj listuan disa arsye pse kjo gjë nuk duhet të ndodhte e ia dërguan zyrës që jep këto patenta. Sipas avokatëve Jenner kishte rol dytësor në show-n ku merrte pjesë, ndërsa Minogue, njihej si Kylie në të gjithë botën falë karrierës së saj në muzikë. Në përfundim këngëtarja e fitoi këtë çështje dhe Zyra e Patentave ia refuzoi kërkesën të voglës së Kardashianëve.