Labinot Gashi bën një zgjedhje të veçantë për dasmën e tij
Në ditët e sotme të gjithë vipat të cilët kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë përpiqen të “shfrenojnë imagjinatën” për të realizuar një ceremoni të veçantë. Kemi dëgjuar përdorimin e helikopterit, karrocave princërore, limuzinave por Labinot Gashi i cili u martua së fundmi ka angazhuar për të marre gruan e tij, një tren.
Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me Qëndresa Bajramin me një event të pazakonte. Miqtë e tyre, këngëtarë e personazhe të njohur kanë postuar në rrjetet sociale foto nga festa që u bë brenda një treni, të dekoruar plot tullumbace e fjongo. Të ftuarit e nisën aty festën, për tu drejtuar pastaj diku tjetër.