Lajme

29 October 2017

Lady Gaga dhe Joe Biden bëhen bashkë kundër dhunës seksuale

Këngëtarja Lady Gaga dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, regjistruan një mesazh video, të cilin më pas e postuan në “Twitter”, në kuadër të ItsOnUs.org, një organizatë që thotë se do të njohë, identifikojë dhe ofrojë mbështetje për viktimat e agresioneve seksuale.
“Na takon ne të ndërhyjmë për të ndaluar abuzimet kur i shohim dhe kur i dëgjojmë. Asnjë burrë nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi një grua, për çfarëdolloj arsyeje, përveç vetëmbrojtjes”, tha Joe Biden, ish zv.president.
Lady Gaga tha se ajo vetë është viktimë e një agresioni seksual dhe inkurajoi njerëzit të flasin me të tjerët nëse vihen në këtë pozicion.
“Unë jam një viktimë e agresionit seksual dhe i njoh pasojat, traumën, gjendjen psikologjike e fizike që pason…mund të jetë e tmerrshme, të zgjohesh çdo ditë dhe të ndjehesh e pasigurt në trupin tënd. Por, duhet të kujtojmë, se sa e rëndësishme është të flasësh me dikë të cilit mund ti besosh dhe të dish se ke dikë të gatshëm për të të ndihmuar”, tha Gaga.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com