Lajme

13 June 2018

Lady Gaga flet për periudhën e keqe në katër vitet e fundit : Kam menduar vetëvrasjen

Këngëtarja e famshme Lady Gaga dhe nëna e saj Cynthia Germanotta u shfaqën së fundmi në eventin e rëndësishëm të ndarjes së çmimeve për fondacionet e bamirësisë në “Global Changemakers Award”.

Ato të dyja u nderuan me çmim nga “Global Changemakers” për hapjen e fondacionit “Born This Way”. Në këtë event Lady Gaga foli edhe për një temë mjaft aktuale dhe kërcënuese për shoqërinë njerëzore siç është trajtimi i shëndetit mendor dhe vetëvrasja.

“Mirësia nuk është një mendim për punën tonë, është fuqia lëvizëse për gjithçka që bëjmë, është lentja me të cilën ne shohim çdo sfidë. Është inkuadrim në mënyrën se si vendosim rreth çdo zgjidhjeje të mundshme. Për mua, pothuajse çdo problem që mund të mendoni mund të zgjidhet me dashamirësi. Mirësia ka një zë të butë, pavarësisht se ndonjëherë njerëzit mendojnë se është e dobët. Ajo është jashtëzakonisht e fuqishme. Ne kemi nevojë për më shumë mirësi në botë”,tha në fjalimin e saj Lady Gaga.

Gjithashtu më tej ajo foli edhe për problemet e saj me shendetin mendor.

“Kate Spade dhe Anthony Bourdain më kanë bërë të flas për sëmundjen time mendore. Unë kam përjetuar ide vetëvrasëse dhe mendime ciklike vetëvrasëse për katër vitet e fundit. Unë kam luftuar për një kohë të gjatë me shëndetin mendor dhe me të vërtetë besoj se sekretet ju sëmurin. Idetë vetëvrasëse vijnë si një magji dhe ne duhet të kemi empati ndaj tyre. Jini të sjellshëm dhe ndihmoni njëri-tjetrin të jetoni e lulëzoni”, ka vazhduar Gaga.

Në fund të fjalimit ylli i muzikës falenderoi nënën e saj që i ka qëndruar gjithmonë pranë, edhe në momentet më të errëta kur ajo mendonte vetëvrasjen.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com