Lady Gaga jep një mesazh të fortë për bulizmin në shkolla
Këngëtarja ka shpërndarë në Instagram një video frymëzuese, pasi mësoi se vajza e shoqes së saj ishte bërë objekt ngacmimi dhe talljeje nga shokët në shkollë. Gaga në mbrojtje të vajzës së vogël, ka shpërndarë një mesazh prekës për të gjithë fëmijët.
“Përshëndetje të gjithë ju në shkollën fillore El Marino , unë jam Lady Gaga, jam shoqja e mamasë së Venice” -ka nisur videomesazhin Gaga. “U mërzita shumë kur dëgjova se Venice ngacmohej në shkollë nga shokët e saj. Ngacmimi dhe tallja mund të ndikojnë shumë në rritjen dhe lumturinë e një fëmije, prandaj j’u sygjeroj që të jeni të sjellshëm dhe të dashur me njëri tjetrin.”-ka përfunduar ajo.
Më herët kujtojmë se këngëtarja ka qenë një përkrahëse e madhe e të gjithë viktimave që binin pre e ngacmimeve, si dhe i ka ardhur në ndihmë nëpërmjet themelimit të fondacionit “Born This Way”. Urojmë që mesazhi i saj t’i inkurajojë këta fëmijë të jenë më të mirë.