Lajme

08 December 2017

Lady Gaga me unazë fejese në dorë

31-vjeçarja Lady Gaga është parë të blejë disa gjëra në një market në Malibu, por ajo që ra në sy është unaza në gishtin e martesës.
Duket se këngëtarja ka pranuar propozimin e të dashurit të saj agjent, Christian Carino, propozim i bërë gjatë verës sipas mediave. Megjithatë ajo kurrë nuk e bëri të ditur lajmin në atë kohë, pasi nuk dëshironte të linte në hije betejën e saj me fibromyalgia.

Propozimi vjen një vit pasi këngëtarja u nda me ish të fejuarin aktor Taylor Kinney, i cili e prezantoi bujshëm unazën e diamantit në formë zemre.

US Weekly ka reportuar muajin e kaluar se Carino fillimisht i ka kërkuar leje për propozim të atit të Lady Gaga.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com