Lady Gaga në gjëndje serioze shëndetsore, anulon koncertet e saj
Muaj më parë këngëtarja e famshme Lady Gaga ka anuluar një sërë koncertesh nga turneu i saj “Joanne” .Lady nëpërmjet një dokumentari personal i ka treguar botës se vuan nga një sëmundje e cila krahas dhimbjes trupore nuk e lejon atë të ketë fëmijë.
Pas një periudhe rikuperimi ajo i’u rikthye fuqishëm turneut të saj me performanca të jashtëzakonshme por duket se diçka nuk ka shkuar siç duhet. Vetë këngëtarja pak orë më parë ka lajmëruar se do të anulojë 10 koncertet e mbetura të këtij turneu në Europë.
31-vjeçarja ka postuar dy shkrime në profilet e saj sociale ku lajmëron këtë lajm që ka trishtuar shumë fansa. Gjendja e saj shëndetësore është sërish në rrezik dhe ajo nuk është e aftë të perfomojë për një kohë të gjatë pavarsisht dëshirës së saj për të performuar.