Lajme

19 October 2018

Lady Gaga rrefen dhunën seksuale

Në një ceremoni të organizuar nga revista Elle organizuar për gratë, ishin të ftuar shumë artist, e figura të njohura të kinemasë së hollivudit, ndër këto ishte dhe këngëtarja e njohur Lady Gaga. Artistja mbajti një fjalim prekës ku midis lotëve ajo u shpreh sesi kishin abuzuar dhe sesi e kishin dhunuar atë seksualisht.

“Pasi u sulmova seksualisht në moshën 19-vjeçare jeta më ndryshoi përgjithmonë, nuk i tregova askujt, ndihem e turpëruar për atë që më ka ndodhur, ka akoma ditë kur unë rri dhe mendoj që ishte faji im. Pasi ia tregova njerëzve të fuqishëm me qëllim që të më ndihmonin, askush nuk e bëri”, tha këngëtarja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com