Lady Gaga së shpejti lanson linjën e saj të kozmetikës
Duket se biznesi më fitimprurës është ai i kozmetikës. Personazhi i rradhës që ka gati linjën e saj të kozmetikës, është këngëtarja mjaft e njohur Lady Gaga.
Lady do të përfshije në linjën e saj kozmetike 38 kategori të ndryshme duke përfshirë buzëkuqët, parfumet, kremrat, maskat për trupin dhe njëkohësisht produkte për lavanderi.
Fansat duket se e kanë pritur mirë lajmin për produktet e reja në firmën e Lady Gaga-s. Ata shprehen shumë entuziast. Në vitin 2012, këngëtarja nxorri parfumin e saj “Fame” si dhe dy linja buzëkuqësh.