Lajme

25 September 2017

Lady Gaga tregon frikën që sëmundja e saj nuk do e lejojë të…

“Five Feet Two” është një dokumentar mbi jetën e Stefani Joanne Germanotta e njohur nga publiku si Lady Gaga. Dokumentari i shfaqur për herë të parë në Netflix më 22 shtator, shfaq jetën e këngëtares gjatë periudhës së regjistrimit të albumit të saj të pestë, Joanne. Ndër të tjera 31 vjeçarja ndan me fansat momente gjatë mjekimeve për kurimin e sëmundjes fibromyalgia. Në një moment prekës gjatë trajtimit, Gaga zbulon se frika e saj më e madhe është se nuk do të mund të ketë fëmijë për shkak të sëmundjes së saj kronike. Këngëtarja shpërthen në lot gjatë rrëfimit duke përmendur se dëshira e saj më e madhe në jetë është të bëhet nënë. Gjatë dokumentarit, Gaga shpjegon edhe arsyen e ndarjes së saj me ish të fejuarin Taylor Kinney.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com