Lady Gaga tregon më shumë për të kaluarën e saj, kur ngacmohej dhe tallej nga bashkëmoshatarët
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Lady Gaga, është e pëlqyer nga miliona njerëz në mbarë botën.
Së fundmi, ajo pati një paraqitje të shkëlqyer në eventin e TIFF, ku u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe të gjatë mjaft elegant.
Lady Gaga, ka dhënë së fundmi gjithashtu një intervistë për Variety, ku ka zbuluar shumë nga jeta dhe karriera e saj.
Ndër to, ajo ka cekur rolin në “A star is Born”, duke treguar si i kujton shumë nga e kaluara e saj, jo edhe shumë e ndritur.
“Kur e shoh veten time në këtë film”, ka thënë Gaga, duke iu referuar filmit të saj të ri ku luan me Bradley Cooper, “shoh shumë nga vetja ime kur isha më e re dhe s’kisha besim në vete, kur isha e ngacmuar në shkollë dhe ndjehesha e shëmtuar dhe shpëtimi im i vetëm ishte muzika”, ka thënë ajo.
32-vjeçarja ka treguar se ishin pikërisht këto vuajtje, ato që e shtynë të krijojë muzikë dhe të bëhet emër në tregun muzikor.
“Kështu fillova të shkruaj këngë dhe të këndoja, sepse në këtë mënyrë mund të ikja nga tërë ajo dhimbje”, ka shtuar ajo më tej.