Lajme

15 March 2019

Lajm i keq për të gjithë fansat e “FRIENDS”,nuk do të ketë një sezon 11!

Fansat e një ndër serialeve televizivë më të dashur të viteve ’90 “Friends” kanë shpresuar për një ribashkim të miqve të ekranit edhe pse pas plot 15 vitesh!

Por pritjes i erdhi fundi  Marta Kauffman bashkëkrijuesja e serialit, e cila gjatë një interviste për “Rolling Stone” u shpreh kundër mundësisë për të bërë sërish bashkë aktorët: “Një ribashkim do të sillte vetëm zhgënjim”.

“Arsyet janë të ndryshme. Së pari, seriali bënte fjalë për një periudhë kur miqtë janë familja jote dhe tani nuk është më kështu. Mund të rimbledhen Joey, Ross, Rachel, Monica, Chandler e Phoebe, por shpirti i serialit nuk do të ishte sërish i njëjti. Së dyti, nuk e di se sa do të jemi të aftë për ta realizuar. Seriali vazhdon të shikohet, njerëzit e duan dhe mund të zhgënjehen”, -deklaroi Kauffman.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com