Lajm i ri nga çifti i këngëtarëve Liam dhe Cheryl
Anëtari i One Direction, Liam Payne po mendon t’I propozojë të dashurës së tij shtatëzënë, Cheryl Cole, menjëherë pasi ajo të sjellë në jetë fëmijën e tyre. 23 vjeçari dhe këngëtarja 33 vjeçare kanë filluar të dalin me njëri tjetrin që një vit më parë. Fëmija që presin artistët, pritet të vijë në jetë në fillim të vitit 2017. Liam ka menduar të bëjë pyetjen e shumëpritur (A do të martohesh me mua?) në dhomën e lindjes.
Në fakt The Paper raporton se këngëtari u frymëzua për propozimin nga i dashuri i mikeshës së Cheryl i cili i propozoi asaj pas mbëritjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.