Lali Eri ngjyros Tiranën me ngjyra e komunitetit Gay
Ditën e nesërme, 18 Maj, komuniteti i LGBTI në shqipëri do të parad-ojë në zemër të Tiranës me synim për të mbështetur homoseksualët, tashmë prej disa vitesh.
Në “Parkun Rinia”, gërmat gjigande që shkruajnë “I Love Tirana” janë ngjyrosur me ngjyrat e këtij komuniteti.
I gjithë debillliku qëndron ende tek fakti se homoseksualiteti shihet si një tabu. Nuk dhunohet askush e nuk është pushuar askush nga puna se është gay. Gjërat kanë ndryshuar prej kohësh tashmë dhe vetëm se tabu nuk është. Gjithësecili prej nesh bashkëjeton me individë që kanë preferenca seksuale për gjininë e njejtë, pra për t’u rikthyer, debillliku i përket këtij komuniteti që e shesin veten si të diskriminuar ndërkohë që vetë ata janë të parët që vetë-diskriminohen.
Për t’u rikthyer tek ngjyrosja e “I Love Tirana”, këtë vit, këtë manifestim e paska marrë shumë seriozisht edhe Bashkia Tiranë. Natyrisht lind pyetja: Përse një simbol që i përket Tiranës duhet të ngjyroset me këto ngjyra? Përgjigje nuk kemi, nuk kemi si t’a kemi, këtë mund t’a thonë më mirë përfaqësuesit e bashkisë.
Tashmë Bashkia Tiranë duket se po i merr më seriozisht këto parada me asnjë funksion në fund të ditës, krejt të padobishme. Edhe ata që janë homofobë, që sipas psikologëve janë homoseksualët më të mëdhenj dhe hiqen si të tillë, nejse temë tjetër kjo, por edhe ata që janë real nuk është se do të ndryshojnë mendim nga paradat e bëra.
Presim që ditën e nesërme të ketë orkestër live, ushqim dhe cocatil-e, why not? Do ishte bukur!