Laura Nezha flet për marrëdhënien me motrën: ”Jemi të pandara”
Laura Nezha ka arriur të krijoj një figurë shumë të dashur për publikun përmes karrierës së saj prej vitesh tashmë.
Ndërkohë nga ana tjetër dhe motra e saj doktoresha e njohur Fladjona Nezha nuk ngelet pas me profesionin e saj.
Te ftuara në një nga emisionet e pasdites ato kanë folur për fëmijërinë dhe marrëdhien e tyre. Edhe pse me një diferencë në moshë prej 5 vitesh, Laura dhe Fladjona treguan se janë mjaft të lidhura dhe se ndajë çdo gjë me njëra-tjetrën.
“Fëmijëria jonë ka qenë shumë e bukur. Nuk ka patur ndonjë gjurmë të keqe për t’u mbajtur mend. Ka qenë fëmijëri e qetë, kaluar mes argëtimeve të moshës. Për mua ka qenë e mbushur plot me pasione. Gjithmonë kam qenë dorë për dore me Fladin, nuk ia kam lëshuar kurrë dorën. Kur kam qenë fëmijë unë kam qenë tip që ku të më lije më gjeje sërish, por pak nga pak ndryshuan rolet me Fladin. Me njëra-tjetrën kemi qenë shumë bashkëpunuese. Mënyrën e të perceptuarit të gjërave e kemi njëlloj, temperamenti është gjë tjetër pastaj”, u shpreh Laura.