Laura Pausini paralajmëron rikthimin e fuqishëm për vitin 2018
Pas një viti shkëputjeje nga tregu muzikor, këngëtarja Laura Pausini, në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar publikimin e albumit në vitin 2018 si dhe një turne botëror.
Laura në postimin e bërë ka publikuar edhe datat e turneut i cili nis në Romë, më pas në Miami, New York, Los Angelos dhe në shtete të tjera të botës.
Këngëtarja ka mbajtur në ankth fansat e saj nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, pasi për disa ditë me rradhë publikoi një foto ku shkruante: “Në mesnatë të them gjithçka”.
Mediat italiane kanë shkruar se shkrimet e vëna nga këngëtarja në postimet e bëra mund të lidhen me titullin e albumit të saj të ri.