Laura Pausini rikthehet fuqishëm me “Il coraggio di andare”
Dy emrat e njohur të muzikës italiane, Laura Pausini dhe Biagio Antonacci kanë bashkuar forcat për të sjellë një produksion të përbashkët muzikor. Pas suksesit të këngëve si ” Tra te e il mare”, të vitit 2000 dhe “Vivimi” të vitit 2004, dy artistët bashkohen për hitin “Il coraggio di andare”.
Para publikimit të këngës vetë Laura në një postim për rrjetin e saj social Instagram u shpreh se mezi priste që fansat ta dëgjonin sepse ajo e ndjen atë shumë. Kënga është shkruar nga Laura dhe Tony Maiello dhe tregon dëshirën për të ecur përpara edhe kur jeta të mban të ngecur, në një të kaluar që nuk fshihet.