Lajme

01 November 2016

Ledri dhe Dafi jane me mire shoke

||
0 Comment
|

Ata ishin një prej çifteve më të bukur të showbiz-it shqiptar. Por lidhja e tyre përfundoi shumë shpejt, ashtu siç nisi dhe sot Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula janë vetëm miq.

I ftuar në emisionin “Express Rozë”, Ledri i cili sapo ka mbyllur dhe historinë e fundit të dashurisë me Adela Sollakun, i është referuar Dafinës si shoqe.

Madje dhe pyetjes së drejtuar nga një fanse se, pse i dha fund lidhjes me Dafinën ai i përgjigjet:

“Shumë më mirë jemi si shokë, Dafinën e kam shumë shoqe. Më mirë funksionojmë kështu”.

Të njëjtën përgjigje do të jepte kohë më parë dhe Dafina në një emision tjetër televiziv në Kosovë. Aktualisht këngëtarja po shijon lidhjen me të dashurin e saj dominikan, Jose.

Jo më larg se sot u publikua një foto e këngëtares Zeqiri nën shoqërinë e tij, fotografit Berisha, dhe modeles Martini me të dashurin.

dafina-dhe-ledri

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com