Lajme

03 January 2018

Ledri tregon më në fund, pse shumica e klipeve të tij janë bardhë e zi

Prej kohësh kemi vënë re se një pjesë e mirë e klipeve të Ledri Vulës janë bardhë e zi por arsyen ende nuk e dinim.

Këngët si; “100 Probleme”, “SRMN”, “Ni gotë për ty”, “Kings” dhe më e fundit “TTZ” janë shndërruar në hite dhe krahas muzikës së bukur detaji tjetër i përbashkët që kanë është se janë të gjitha bardhë e zi.

Së fundmi reperi i famshëm ka treguar se përse ka zgjedhur këto ngjyra të zymta për të përfaqësur klipet e tij. Ai është shprehur se ngjyrat gjithmonë evolojnë ndërsa e bardha dhe e zeza jo.

“Çdo vit kemi një të kuqe më të kuqe, një të kaltër më të kaltër por ende nuk kam parë një version më të mirë të ngjyrës së zezë apo një të bardhë akoma më të bardhë”– është shprehur Ledri gjatë një interviste duke na zbuluar më në fund këtë sekret.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com