Lajme

11 March 2018

Ledri Vula: Me Rita Orën mund të bëja një film “Fifty Shades of Ledri” ndërsa me Duan do bëja muzikën

Reperi nga Kosova ka folur për herë të parë për Dua Lipën dhe Rita Orën.

“I kam shumë shoqe të dyja. Rita është moshatare me mua dhe mund të bëja ndonjë bashkëpunim me të, por Dua Lipa është shumë e suksesshme dhe po bën muzikë shumë të mirë. Rita e ka lënë anash muzikën dhe po merret edhe me filma dhe me të mund të bëja një film “Fifty Shades of Ledri”, ndërsa me Duan do bëja muzikën”, është shprehur Ledri.

Sa i përket jetës sentimentale të reperit, ai është shprehur se është “single”.

Një nga temat kryesore të mediave rozë kohët e fundit lidhur me Ledrin është bërë edhe “sherri” në rrjetet sociale mes Dj Blunt dhe tij.

Ka qenë Blunt ai që ka akuzuar Ledrin për moskorrektesë në realizimin e remix-it të këngës “Nëse m’don ti”. Ai ka sharë me fjalë të rënda Ledrin dhe reperin Gjiko. Ky i fundit ka reaguar në lidhje me këtë çështje, por Ledri vetëm sot në emisionin “Jo vetëm modë”, ka folur për Dj Blunt. Ai ka vlerësuar punën e tij duke e cilësuar si një ndër Dj më të mirë. Gjithsesi Ledri ka shtuar se ai nuk është psikiatër, dhe nuk mund t’i vijë në ndihmë Blunt.

“Unë psikiatër nuk jam. Nuk e di se çfarë problemesh psikike mund të ketë”, është shprehur reperi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com